Rama kur pyetet për integrimin në BE: Nuk u martuam sot

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë “nuk u martuam sot”, kur u pyet mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gazetarët pyetën Ramën mbi atë se çka u diskutua për integrimin e rajonit në bllok. “Nuk u martuam sot” – tha shkurt kryeministri shqiptar. “Ju e dëgjuat dje Presidentin e KIE që shpjegoi…

Lajme

16/05/2025 21:26

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë “nuk u martuam sot”, kur u pyet mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gazetarët pyetën Ramën mbi atë se çka u diskutua për integrimin e rajonit në bllok.

“Nuk u martuam sot” – tha shkurt kryeministri shqiptar.

“Ju e dëgjuat dje Presidentin e KIE që shpjegoi gjatë e gjerë se çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin me grupkapituj e kapituj, që ndjekin njëri-tjetrin. Është e rëndësishme për ne që kemi një sfidë në tryezë. Një agjendë për të përmbyllur negociatat, mendoj që mund ta bëjmë. Shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe për t’u siguruar që gjithçka mbështetet në rezultat. Por ky moment është fantastik, na duhet të përfitojmë nga ky moment dhe të shkojmë më tej” – vazhdoi tutje ai.