Rama: Kosova duhet t’ia lë “topin në derë” Serbisë duke përmbushur njëanshëm obligimet e Dialogut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Deutche Welle, ka thënë se Kosova duhet ta harrojë krejtësisht Serbinë, dhe t’i përmbushë obligimet e dialogut në mënyrë të njëanshme. Rama ka thënë se Kosova duhet të veprojë në këtë mënyrë, që t’ia lë “topin në derë Serbisë” Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë e…

Lajme

25/10/2025 17:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Deutche Welle, ka thënë se Kosova duhet ta harrojë krejtësisht Serbinë, dhe t’i përmbushë obligimet e dialogut në mënyrë të njëanshme.

Rama ka thënë se Kosova duhet të veprojë në këtë mënyrë, që t’ia lë “topin në derë Serbisë”

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë e Kosova duhet t’i kryej obligimet e saj dhe pastaj t’i thotë Evropës e shteteve që s’e njohin se kush është Kosova dhe të kërkojë pastaj që t’i merret edhe nënshkrimi i Serbisë për marrëveshjet.

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë të njëanshme të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës se ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, dhe merrjani firmën Serbisë”, ka thënë Rama.

“Por duhet shkëputet totalisht nga Serbia dhe s’duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë i pyetur për raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kanë raport të mirë personal, derisa thotë se kanë dallime në këndvështrime, të cilat i ndajnë ballë për ballë por edhe në qëndrime publike.