Rama i reagon motrës së djalit nga Elbasani që lëndoi syrin në protestë: Shpenzimet janë mbuluar nga shteti, protagonizmin e kanë dhunuesit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me të riun nga Elbasani që ka lënduar syrin në protestën në Tiranë. Ai i ka reaguar motrës së tij e cila ka thënë se nuk është siguruar trajtimi i tij në Itali nga shteti por nga persona të tjerë të cilët i ka falenderuar.…

Lajme

25/10/2026 17:52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me të riun nga Elbasani që ka lënduar syrin në protestën në Tiranë.

Ai i ka reaguar motrës së tij e cila ka thënë se nuk është siguruar trajtimi i tij në Itali nga shteti por nga persona të tjerë të cilët i ka falenderuar.

Rama ka njoftuar se iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të tij nuk e kanë marrë “persona” por vetë Rama dhe se vajtja e tij në Romë me avion mjekësor, si dhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga shteti dhe askush tjetër.

“Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit. Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar. Të shkuara edhe njëherë”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: