Pacolli paralajmëron kontrolle me dronë dhe kamera kurth kundër gjuetisë së paligjshme në dy parqet kombëtare

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia është e ndaluar me ligj në territorin e Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”. Përmes një postimi, Pacolli ka bërë të ditur se me hapjen e sezonit të gjuetisë, institucionet do të shtojnë monitorimin dhe kontrollet në këto dy parqe, me qëllim…

Lajme

25/10/2026 18:30

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia është e ndaluar me ligj në territorin e Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.

Përmes një postimi, Pacolli ka bërë të ditur se me hapjen e sezonit të gjuetisë, institucionet do të shtojnë monitorimin dhe kontrollet në këto dy parqe, me qëllim parandalimin e gjuetisë së kundërligjshme.

Sipas saj, kontrolli do të realizohet përmes rojeve të parqeve, dronëve, kamerave kurth dhe patrullimeve në terren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet e tjera kompetente.

Pacolli ka theksuar se mbrojtja e biodiversitetit dhe e kafshëve të egra është përgjegjësi e përbashkët, duke bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ruajtjen e pasurisë natyrore të vendit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: