Rama i qëndron ftesës për dialog, mëngjesin e nis para Kryeministrisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur të premten ftesën për dialog me studentët që prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij. Rama ka vendosur sërish para Kryeministrisë tryezën e gurtë gjashtëkëndore, mbi të cilën ka lënë letra me mbishkrimin “dialog”. Tryeza është vendosur aty prej më shumë se 2 javësh, por…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur të premten ftesën për dialog me studentët që prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.
Rama ka vendosur sërish para Kryeministrisë tryezën e gurtë gjashtëkëndore, mbi të cilën ka lënë letra me mbishkrimin “dialog”.
Tryeza është vendosur aty prej më shumë se 2 javësh, por studentët deri më tani kanë refuzuar ftesat e kryeministrit për bisedime.
Një ditë më parë, gjatë një paraqitjeje përkrah ambasadores së Bashkimit Evropian, Rama paralajmëroi se të premten do të hapte një mundësi të re dialogu për të gjithë ata që dëshirojnë të bisedojnë me të.
Megjithatë, ai ka refuzuar kërkesën për dorëheqje, e cila mbetet një nga kërkesat kryesore të studentëve protestues.
Protestat kanë vazhduar prej më shumë se 20 ditësh, ndërsa përpjekjet e kryeministrit për të nisur bisedimet nuk kanë marrë deri tani përgjigje pozitive nga studentët.