Rama i jep Dafina Zeqirit çmimin “Hyjnersha në Fron”: Ajo e ka përdorur talentin e saj jo veç për hite, por edhe për mesazh për kauzë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot në takim këngëtaren e njohur kosovare, Dafina Zeqirin. Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se Dafina Zeqiri është më shumë se një artiste e suksesshme. Sipas tij, ajo është za i fortë i brezit të saj, që përmes muzikës flet për liri…
ShowBiz
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot në takim këngëtaren e njohur kosovare, Dafina Zeqirin.
Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se Dafina Zeqiri është më shumë se një artiste e suksesshme. Sipas tij, ajo është za i fortë i brezit të saj, që përmes muzikës flet për liri personale, fuqizim të grave dhe guxim për të qenë vetvetja.
Rama ka thënë se Dafina e ka përdorur talentin e saj jo veç për hite, por edhe per mesazh per kauze., ka fol për respektin, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, duke treguar se suksesi pa qëndrim nuk ka vlerë dhe se arti mundet me ndryshu jeten e njerzve.
“Sot, me shumë kënaqësi, i dhuruam Hyjneshën në Fron një artisteje që përfaqëson jo vetëm kryeqytetin, por krejt shqiptarët. Dafina eshte origjinale dhe me energjinë e saj, ajo vazhdon me frymëzu mijëra të tjerë që të besojnë në veten e tyre dhe të ndjekin ëndrrat pa kompromise. Dafinë, faleminderit për muzikën dhe për mënyrën se si e ke çuar artin në një nivel tjetër dhe suksese sonte ne koncert”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: