Rama: Hajrullah, ju nuk jeni as të punës, as të fjalës – unë e kom ditë, po sot e morrën vesh krejt qytetarët e Prishtinës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, njëherësh edhe kryetari aktual i Komunës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas vendimit të kundërkandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, për të mos marrë pjesë në debatin televiziv të organizuar nga Klan Kosova. “Hajrullah, ju nuk jeni as të punës, as të fjalës! Unë e kom ditë, po…

Lajme

02/10/2025 17:43

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, njëherësh edhe kryetari aktual i Komunës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas vendimit të kundërkandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, për të mos marrë pjesë në debatin televiziv të organizuar nga Klan Kosova.

“Hajrullah, ju nuk jeni as të punës, as të fjalës! Unë e kom ditë, po sot e morrën vesh krejt qytetarët e Prishtinës”, ka deklaruar Rama në një postim publik, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe përkushtimin e kundërkandidatit të tij, transmeton lajmi.net.

Ky reagim i Ramës vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje përmes zëdhënësit të saj, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se kandidatët e saj nuk do të marrin pjesë në debatet që transmetohen në Klan Kosova. Sipas Manxhukës, Vetëvendosje ka konfirmuar pjesëmarrjen në debate në televizione të tjera, përfshirë RTK-në, KTV-në, Dukagjinin dhe Kanal 10, ndërsa çdo informacion tjetër është cilësuar si spekulim.

Megjithatë, kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeku, pritet që bashkë me Përparim Ramën dhe kandidatin e PDK-së, Uran Ismailin, të përballen në një debat të përbashkët më 9 tetor në emisionin Debat Plus, ku do të kenë mundësinë të ballafaqohen publikisht për programet dhe vizionin e tyre për Prishtinën.

Reagimi i Ramës i shton tensionin garës për kryeqytetin, teksa qytetarët presin përballje të drejtpërdrejtë midis kandidatëve për të kuptuar më qartë ofertat politike dhe qasjet e tyre për zhvillimin e Prishtinës./lajmi.net/