Rama falënderon Aliun për bashkëpunimin: Largimi i tij nga politika është humbje për ne që besojmë tek puna dhe idealet e shërbimit publik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka falënderuar ish ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin. Ai bashkëpunimin mes tyre e ka quajtur të “shkëlqyer”, derisa e çmoi për korrektësinë që tregoi me të gjatë mandatit si ministër i Infrastrukturës. “Largimi i tij nga jeta politike nuk është vetëm një humbje për…

Lajme

27/08/2025 14:37

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka falënderuar ish ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin.

Ai bashkëpunimin mes tyre e ka quajtur të “shkëlqyer”, derisa e çmoi për korrektësinë që tregoi me të gjatë mandatit si ministër i Infrastrukturës.

“Largimi i tij nga jeta politike nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik. I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar”, ka shkruar Rama.

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot nga detyra e tij si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Arsyeja për këtë dorëheqje sipas Aliut është emërimi i Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit.

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka shkruar sot Aliu. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Ramës në Facebook: