​Rama: Darzeza e Fierit po bëhet gati për sezonin e verës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamje nga Darzeza e Fierit. Rama e konsideron këtë plazh si një perlë të Adriatikut. Në pamjet e publikuara punonjësit e komunales shihen duke pastruar plazhin nga mbeturinat e që sipas Ramës ky plazh po bëhet gati për sezonin veror. “Mirëmëngjesi dhe me pamjet e një tjetër perle…

Lajme

08/05/2024 08:49

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamje nga Darzeza e Fierit. Rama e konsideron këtë plazh si një perlë të Adriatikut.

Në pamjet e publikuara punonjësit e komunales shihen duke pastruar plazhin nga mbeturinat e që sipas Ramës ky plazh po bëhet gati për sezonin veror.

“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.