Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, të cilat u komentuan vazhdimisht edhe jashtë këtij formati. I tillë ka qenë edhe raporti i Erjola Doçit me Romeo Veshajn, pas një deklarate të bërë nga balerini Graciano Tagani. Pas daljes, ajo ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me…

ShowBiz

19/05/2024 19:11

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, të cilat u komentuan vazhdimisht edhe jashtë këtij formati.

I tillë ka qenë edhe raporti i Erjola Doçit me Romeo Veshajn, pas një deklarate të bërë nga balerini Graciano Tagani.

Pas daljes, ajo ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me top”, ku i ka thënë të gjitha.

Prezantuesi i këtij emisioni, Ronaldo Sharka, i ka prezantuar disa biseda, të cilat ajo i ka hedhur poshtë.

E njëjta thekson se këto nuk janë të vërteta dhe se atë çfarë ka pasur e ka thënë në këtë reality shou.

Romeo nga ana tjetër po shijon një romancë dashurie me Heidi Bacin, me të cilën u njoh në këtë format.

Përveç tyre, në finale kanë shkuar: Julian Deda, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi.