Rama: 140 mijë makina hynë brenda ditës në Prishtinë, kjo parashihet të jetë zgjidhja e problemeve në trafik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar në lidhje me situatën kaotike të krijuar në Prishtinë tash e sa kohë sa i përket trafikut. Rama tha se janë vendosur 18 kamera në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit dhe për dy javë rresht janë matur lëvizjes përgjatë 24 orëve. Tanimë ka informacione se 140 mijë…

Lajme

07/06/2024 11:16

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar në lidhje me situatën kaotike të krijuar në Prishtinë tash e sa kohë sa i përket trafikut.

Rama tha se janë vendosur 18 kamera në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit dhe për dy javë rresht janë matur lëvizjes përgjatë 24 orëve.

Tanimë ka informacione se 140 mijë makina hynë brenda ditës në Prishtinë.

Sipas Ramës, 13 mijë vetëm gjatë orës kulmore, nga të cilat 9 mijë qarkullojnë vetëm në unazën e brendshme, transmeton lajmi.net.

Ai tha se për pasojë pritjet mesatare në semaforë kanë dalë të jenë  298 sekonda për automjet, pra mijëra humbje ditore në karburant.

Ai tha se zgjidhja e problemit të trafiku bën të mundur që pritja në semafor të zvogëlohet për 95%.

Postimi i plotë:

Zgjidhja përfundimtare për problemin e trafikut në kryeqytet

Trafiku i mbingarkuar ka qenë për një kohë të gjatë problematikë me të cilën është përballur kryeqyteti. Një telash i madh, të cilin nuk mund ta linim pa i dhënë zgjidhje. Fillimisht na duhej të dinim sa makina hyjnë e dalin dhe sa qarkullojnë rrugëve të Prishtinës.

Kemi vendosur 18 kamera në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit. Dhe për dy javë rresht e kemi kemi matur trafikun, përgjatë 24 orëve. Tani e dimë që 140 mijë makina hyjnë brenda ditës në qytet. Prej tyre, 13 mijë vetëm gjatë orës kulmore, nga të cilat 9 mijë qarkullojnë vetëm në unazën e brendshme.

Për pasojë, pritjet mesatare në semaforë kanë dalë të jenë 298 sekonda për automjet. Pra, mijëra euro humbje ditore në karburant. Dhe dhjetëra e qindra mijëra të tjera në orë pune.

Krejt këto i takojnë të shkuarës.

Zgjidhja e problemit të trafikut nga SHAK-u dhe Kryeqyteti bën të mundur që pritja në semafor të zvogëlohet për 95%, shpenzimet e karburantit për 80% dhe që shpejtësia mesatare e lëvizjes të rritet nga 12 km/h sa ishte, në 37 km/h.

Pra, një qark i plotë në unazën e brendshme të qytetit, e cila paraprakisht zgjaste 55 minuta, tani kryhet për 12 minuta./Lajmi.net/