Rajoni i Dukagjinit me raste të shumta të dhunës në familje – Katër të tilla vetëm gjatë 24 orëve

Në Kosovë gjatë 24 orëve janë raportuar katër raste të dhunës në familje, e të gjitha këto në rajonin e Dukagjinit. Tri raste në Pejë e një në Gjakovë janë raportuar në 24 orëshin e fundit. Rastet sipas raportit të Policisë së Kosovës: ·         Pejë 01.07.2024 – 23:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj…

Lajme

03/07/2024 09:20

Në Kosovë gjatë 24 orëve janë raportuar katër raste të dhunës në familje, e të gjitha këto në rajonin e Dukagjinit.

Tri raste në Pejë e një në Gjakovë janë raportuar në 24 orëshin e fundit.

Rastet sipas raportit të Policisë së Kosovës:

·         Pejë 01.07.2024 – 23:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

·         Pejë 02.07.2024 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

·         Pejë  01.07.2024 – 16:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar që është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

Gjakovë 02.07.2024 – 00:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish-bashkëshorti i saj) duke e shkelur urdhrin mbrojtës ka shkuar te dera e shtëpisë së saj dhe e kishte shqetësuar. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit është dërguar në mbajtje.