Raiola: Romagnoli mund të transferohet te Juventusi si futbollistë i lirë

Mbrojtësi prej kohësh është lidhur me një kalim te “Zonja e Vjetër”.

Sport

18/09/2021 09:03

Alessio Romagnoli ka kontratë me Milanin të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ka humbur vendin startues këtë edicion dhe duket se nuk do të rinovojë marrëveshjen me klubin.

Agjenti i mbrojtësit, Mino Raiola, në një intervistë për Tuttosport ka komentuar të ardhmen e klientit të tij.

“Romagnoli mund t’i bashkohet Juventusi pasi do të jetë futbollistë i lirë në qershor të vitit të ardhshëm”, tha Raiola.

26-vjeçari, ka qenë shumë i kritikuar për paraqitjet e tij edicionin e kaluar kështu që ai e humbi vendin në formacion këtë vit. /Lajmi.net/