Rahovec: Fermerit i digjet stalla për të 6-tën herë, i shkaktohet dëm i jashtëzakonshëm – i helmohen edhe qentë

Një banor i Rahovecit është ballafaquar me një dëm të jashtëzakonshëm në fermën e tij. Ai ka qenë viktimë e një zjarri në fermë, që i ka shkaktuar dëm në objektin e fermës, delet, ushqimin e tyre, automjetet, madje edhe qentë e shtëpisë. K. Mustafa ka thënë për IndeksOnline se kjo është hera e 6-të…

Lajme

09/09/2026 12:59

Një banor i Rahovecit është ballafaquar me një dëm të jashtëzakonshëm në fermën e tij.

Ai ka qenë viktimë e një zjarri në fermë, që i ka shkaktuar dëm në objektin e fermës, delet, ushqimin e tyre, automjetet, madje edhe qentë e shtëpisë.

K. Mustafa ka thënë për IndeksOnline se kjo është hera e 6-të që ferma i përfshihet nga flakët. Ai deklaron se jo më mirë është situata edhe te disa fqinj, të cilëve po ashtu po u digjen fermat për të disatën herë.

“Më është kallë ushqimi për delet. Janë helmu qentë. Shteti që 2 vjet nuk zbuloi asnjë rast, e stallat vazhdojnë të kallen. Këto dëme janë shumë të mëdha në kostot familjare”, tha ai.

Rastit i janë përgjigjur ekipet e zjarrfikësve, që janë duke punuar në shuarjen e zjarrit.