Ragip Xhakës nuk iu plotësua dëshira për rezultatin e Shqipëri – Zvicër

Ragip Xhakës nuk i është plotësuar dëshira për rezultatin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Sport

13/06/2016 18:04

Babai i Granit e Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, ka dëshiruar që ndeshja Shqipëri – Zvicër të mbyllej 1:1, por kjo dëshirë atij nuk iu plotësua pasi “helvetët” fituan 1:0.

Gjatë një interviste për ‘PanoramaSport’, ai ka rrëfyer emocionet e tij gjatë ndeshjes Shqipëri – Zvicër, në të cilën përballë njëri-tjetrit ishin dy djemtë e tij.

Z.Xhaka, mund të na tregoni tani se çfarë ndien babai Ragip?

Çfarë të them, ka qenë emocionuese. Të gjithë e dini që dëshira ime ka qenë që rezultati përfundimtar të ishte 1-1.

Por ky rezultat ishte sot (të shtunën). Kënaqësia ime është që dy djemtë i kam në dy kombëtare, jam krenar për të dy. Kjo është e gjitha.

Si ju duk kjo përballje mes Taulantit dhe Granitit?

Emocionet janë të dyfishta, edhe si shqiptar, por edhe për Zvicrën. Emocionet ishin të hatashme edhe kur i pashë djemtë në fushë si kundërshtarë.

Megjithatë, nuk dolën me karton të kuq pas dy minutave, siç kishin planifikuar…

Të them të drejtën nuk iu dha mundësia, se do të kishin dalë të dy (qesh)…

Pas përfundimit të kësaj përballjeje, vjen koha të flitet për një temë delikate: Kosovën. Nga njëra anë, Graniti ka deklaruar menjëherë se do të qëndrojë te Zvicra. Ndërkohë, Taulanti ka lënë gjithçka të hapur. A ka negociata për kalimin e tij te Kosova?

Është shumë herët të flitet për këtë çështje.

Por tifozët shqiptarë me të drejtë duan të dinë se si është situata dhe pse Taulanti po lë gjërat e hapura…

(Mendohet për pak çaste dhe pastaj i shkëlqejnë sytë) Taulanti e ka zgjedhur Shqipërinë dhe do të rrijë me Shqipërinë. Ai nuk do ta tradhtojë kurrë Shqipërinë.

Këtë po presin të gjithë…

Dhe kjo është e gjitha.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.