Rabiot para ndeshjes ndaj Maccabi: Duhet të harrojmë humbjen nga Milan

Mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot ka dhënë disa komente para ndeshjes ndaj Maccabi Haifa. Ylli francez i Juventus, Rabiot i ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që të luajnë për fitore në ndeshjen ndaj Maccabi. Për të korrur sukses, Rabiot beson se skuadra e tij duhet ta harrojë humbjen ndaj Milan. “Po, ne duhet të…

Sport

11/10/2022 08:27

Mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot ka dhënë disa komente para ndeshjes ndaj Maccabi Haifa.

Ylli francez i Juventus, Rabiot i ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që të luajnë për fitore në ndeshjen ndaj Maccabi.

Për të korrur sukses, Rabiot beson se skuadra e tij duhet ta harrojë humbjen ndaj Milan.

“Po, ne duhet të fitojmë. S’mund ta zgjedhim rezultatin, por duhet të japim gjithçka për këtë fitore, në mënyrë që të luajmë një lloj finaleje në Lisbonë”, ka thënë Rabiot, përcjell lajmi.net.

“Unë pres një skuadër më sulmuese. Ata do të luajnë në stadiumin e tyre, para tifozëve të tyre, kështu që do të jetë më e vështirë për ne. Duhet të harrojmë ndeshjen ndaj Milan dhe të fillojmë menjëherë me fitore”, shtoi ai.

Ndeshja mes Maccabi dhe Juventus luhet sonte me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/