Rabiot: Ishim më të mirë ndaj PSG sesa në Serie A

Adrien Rabiot është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Juventus në Champions League, përkundër humbjes ndaj PSG. Mesfushori francez, Adrien Rabiot ka komentuar paraqitjen e Juventus në ndeshjen e mbrëmshme ku skuadra e tij u mposht 2:1. Lojtari beson se megjithatë, skuadra e tij pati paraqitje më të mirë kundër PSG sesa që ka paraqitjet…

Sport

07/09/2022 09:39

Adrien Rabiot është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Juventus në Champions League, përkundër humbjes ndaj PSG.

Mesfushori francez, Adrien Rabiot ka komentuar paraqitjen e Juventus në ndeshjen e mbrëmshme ku skuadra e tij u mposht 2:1.

Lojtari beson se megjithatë, skuadra e tij pati paraqitje më të mirë kundër PSG sesa që ka paraqitjet në Serie A.

“Ne duhet të punojmë, të gjejmë sistemin e duhur dhe lojtarët e duhur në fushë, por mendoj se sonte bëmë më mirë sesa në ndeshjet e ligës”, ka thënë Rabiot, transmeton lajmi.net.

“Për fat të keq, kur ne humbim, ka gjithmonë kritika për lojtarët dhe trajnerin”, shtoi francezi.

Juve u mposht 2:1 ndaj PSG, me dy gola të shënuara nga Kylian Mbappe dhe një nga Weston McKennie. /Lajmi.net/