Rabiot gjithnjë e më afër largimit nga Juventus – francezi drejt Premierligës

Me shumë gjasë ky do të jetë sezoni i fundit i Rabiot me Juventus.

Sport

06/06/2020 23:30

Adrien Rabiot nuk ka gjetur hapësirat e tij nën urdhrat e Maurizio Sarri dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga ‘Allianz Stadium’ gjatë kësaj vere.

Destinacioni më i mundshëm për mesfushorin është Premierliga, nga ku interesim kanë treguar disa skuadra.

Sipas medieve italiane, skuadra e Everton shihet si favoritja për nënshkrimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Në garë për shërbimet e lojtarit janë edhe skuadra e Manchester United, Arsenal, Wolves e Newcastle United.

Juventus do të kërkojë rreth 25 milionë euro për kartonin e mesfushorit francez. /Lajmi.net/