Rabiot do të largohet nga Juventusi

Mesfushorit francez, Adrien Rabiot pritet të largohet nga Juventusi. Rabiot nuk duket i lumtur në ‘Allianz Stadium’, andaj pritet të largohet, përcjell lajmi.net. Gjatë merkatos së verës u përhapën zëra se ai nuk do jetë më pjesë e Juventusit, por një largim i tij nuk ndodhi. Por, sipas ‘Tuttomercatoweb’, francezi do ta lërë ‘Zonjën e…

Sport

25/09/2022 13:24

Mesfushorit francez, Adrien Rabiot pritet të largohet nga Juventusi.

Rabiot nuk duket i lumtur në ‘Allianz Stadium’, andaj pritet të largohet, përcjell lajmi.net.

Gjatë merkatos së verës u përhapën zëra se ai nuk do jetë më pjesë e Juventusit, por një largim i tij nuk ndodhi.

Por, sipas ‘Tuttomercatoweb’, francezi do ta lërë ‘Zonjën e Vjetër’ në fund të sezonit, pas skadimit të kontratës së tij.

Një rikthim në PSG mund të jetë një opsion i mesfushorit./Lajmi.net/