Ra në gjumë teksa voziste 150 km në orë, shoferi çohet në gjyq

Autoritetet kandaze kanë arrestuar një kanadez për ngasje të rrezikshme, meqë ai dyshohet se po flinte, teksa makina e tij Tesla po lëvizte në shpejtësi 150 km në orë.

Fun

18/09/2020 22:45

Kur policia e ndaloi atë, kishte vërejtur se shoferi dhe pasagjeri kishin rënë në gjumë ndërsa makina po lëvizte me më shumë se 150 km/orë, transmeton lajmi.net.

Veturat e tipit Tesla ofrojnë mundësinë e vozitjes autonome, duke mos u nevojitur vëmendja e shoferit për të lëvizur.

Shoferi 20-vjeçar besohet se do të gjykohet në dhjetor.

Firma teknologjike aktualisht janë duke punuar në një autopilot të nivelit të dytë, që kërkon nga shoferi të jetë i kujdesshëm dhe i gatshëm për të vepruar, me duar në timon. /Lajmi.net/