Qyteti sicilian që i shet shtëpitë e braktisura për 1 euro

Një qytet italian po përpiqet të tërheqë banorë të ri duke hedhur në ankand shtëpitë e braktisura për vetëm 1 euro.

Fun

28/10/2020 12:28

Qyteti i Salemit në Sicili ishte një nga të parët që propozoi shitjen e shtëpive jashtëzakonisht lirë me kusht që pronarët e rinj të angazhoheshin për të rinovuar pronat, shkruan “Independent”, transmeton lajmi.net.

U vendos që përmirësimet në qytet të përfundonin përpara se pronat të dilnin në ankand.

Këto përfshinin azhurnimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, nga rrugët dhe rrjetet elektrike deri te tubat e ujërave të zeza.

“Ishte një proces i gjatë,” i tha kryetari i bashkisë së qytetit, Domenico Venuti.

“Ne kemi qenë gati për një kohë, por donim të prisnim dhe të shihnim se si ecën emergjenca e Covid-19.”

Me dhjetëra shtëpi do të jenë në shitje gjatë muajit tjetër, me ofertat që fillojnë nga 1 € për pronë.

Ata që kërkojnë të blejnë nuk kanë nevojë ta vizitojnë personalisht; ata mund të shikojnë nëpër foto dhe vendndodhje të pronave, përpara se të plotësojnë një formular aplikimi në internet, transmeton lajmi.net.

Banorët e rinj duhet të paraqesin një plan që detajon se si do të rinovonin pronën, në mënyrë që të shohin se sa mund të ndihmojnë në stimulimin e ekonomisë lokale.

Aplikantët mund të blejnë më shumë se një shtëpi, por duhet të paguajnë një depozitë prej 3,000 € për secilën, e cila do të rimbursohet pasi të përfundojnë rinovimet.

Nëse ky raund i parë i shitjeve është i suksesshëm, ka edhe 100 prona të tjera që mund të dalin në ankand, sipas Venuti.

Qyteti ka luftuar për të rritur popullsinë e tij që po zvogëlohet që nga viti 1968, kur një tërmet i rëndë shkatërroi zonën përreth dhe bëri që 4,000 banorë të largoheshin nga Salemi. /Lajmi.net/