“Qyteti mortor” i Egjiptit gjendet pas tre mijë vjetëve
Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një qytet 3 mijë vjet të vjetër i cili ishte i humbur. Kjo pjesë përbëhej nga shtëpi me tulla balte, artefakte dhe mjete që ishin që nga koha e faraonëve.
Bota
Qyteti mortor, në provincën jugore të Luxor, konsiderohet si zbulimi më i rëndësishëm që nga varri i Tutankhamun.
Ky qytet thuhet se daton që nga periudha e mbretit Amenhotep III të dinastisë së 18-të.
Më herët kishe shumë përpjekje të pasuksesshme për ta gjetur këtë qytet, i cili ndodhet në bregun perëndimor të Nilit. Ky vend dikur ishte vendbanimi më i madh administrativ dhe industrial i kohës së tij, shkruan Euronews.

