“Qytetarët nuk frikësohen nga kërcënimet e Kurtit”- Guri: Kryeministrit dhe Vetëvendosjes s’ju intereson as ligji, as drejtësia, as vullneti i qytetarëve
Paris Guri, deputet dhe njëherësh kryetar i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës as nuk frikësohen, as nuk kërcënohen dhe as nuk shantazhohen. “Përkundrazi, kur kanë përballë një qasje të tillë, ata revoltohen dhe ta japin ty me votë…
Lajme
Paris Guri, deputet dhe njëherësh kryetar i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës as nuk frikësohen, as nuk kërcënohen dhe as nuk shantazhohen.
“Përkundrazi, kur kanë përballë një qasje të tillë, ata revoltohen dhe ta japin ty me votë mesazhin edhe përgjigjen që ti po e bllokon. Nuk mundesh me ia determinu qytetarit të Republikës së Kosovës për kë me votu edhe me kërcënu…”, ka thënë Guri.
Ai ka shtuar se qeverisë në detyrë dhe partisë në pushtet nuk u intereson për ligjet në fuqi.
“Këtyne nuk iu intereson për ligjet në fuqi, me ju interesu këtyne për ligjet që janë në fuqi sot, Albin Kurti nuk kish dashtë me qenë kryeministër në detyrë,” ka deklaruar ai.
“E kemi një kryeministër që paradite është deputet, masdite është kryeministër. E kemi një kabinet qeveritar të cilët me vendim të Gjykatës Supreme janë uzurpatorë. Kështu që nuk është retorikë, është mendësi qysh këta qeverisin”, ka thënë më tej Guri në Dukagjin.
Ai ka shtuar se Vetëvendosjes dhe kabinetit qeveritar nuk u intereson as për ligjet dhe as për Kushtetutën e Kosovës.
“Nuk ju intereson për ligjet e Kosovës, nuk iu intereson për Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për arsye se e kanë shkel 48 herë radhazi. Edhe pikë problemi nuk e kanë me ta shkel aktin më të lartë juridiko-politik të vendit. Përkundrazi, sa ishin në opozitë thonin se ai që shkel ligjin është kriminel e ai që shkel Kushtetutën superkriminel. Këta pikë problemi nuk e kanë me shkel ligjin, me shkel Kushtetutën, për arsye se këta nuk njohin as ligj, as Kushtetutë, nuk e kanë njohur as shtetin e Kosovës”, ka përfunduar Guri.