Qytetarët e komunave në Veri ftohen për regjistrim në Zyrat e Punësimit, ofrohet mundësi e subvencionit prej 70% të pagave

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre komunave. Sipas njoftimit theksohet se masa ofron mundësinë e subvencionit të  70…

Lajme

04/06/2024 12:07

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre komunave.

Sipas njoftimit theksohet se masa ofron mundësinë e subvencionit të  70 për qind të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh, transmeton lajmi.net.

“Për më shumë, ju lutemi ndiqni deklaratën e Dragan Lešević, Udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit”,thuhet në njoftim./Lajmi.net/