Gërvalla: Shërbimi Sprovues, hallka kyçe për mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave alternative
Në kuadër të vizitës në Komunën e Gjilanit, sot, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka parë nga afër punën e Zyrës Rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës. Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e këtij institucioni, duke e vlerësuar si hallkë kyçe për mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave alternative ndaj dënimit me burgim. Tutje, ajo…
Lajme
Në kuadër të vizitës në Komunën e Gjilanit, sot, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka parë nga afër punën e Zyrës Rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës.
Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e këtij institucioni, duke e vlerësuar si hallkë kyçe për mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave alternative ndaj dënimit me burgim.
Tutje, ajo foli për funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë në praktikë.
“Një sistem i drejtësisë që funksionon në praktikë matet nga aftësia për të garantuar zbatimin e ligjit dhe për të mundësuar përfshirje efektive të personave nën mbikëqyrje në shoqëri”, tha ministrja Gërvalla.
Në këtë kuadër, ministrja Gërvalla theksoi se mbetet prioritet forcimi i Shërbimit Sprovues përmes rritjes së efikasitetit profesional, zhvillimit të trajnimeve për stafin dhe krijimit të kushteve për zbatim sa më efektiv të masave në praktikë.
“Njëkohësisht, angazhimi ynë do të vazhdojë në drejtim të modernizimit të infrastrukturës dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet korrektuese, si parakusht për një sistem drejtësie që funksionon dhe i shërben qytetarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha ministrja Gërvalla, thuhet në njoftimin nga kjo ministri./kp