QKUK largon nga puna punëtoren që mori ryshfet

Një femër e cila punonte në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, është arrestuar nga policia e Kosovës për marrje ryshfeti.

Lajme

02/04/2019 21:27

Pas raportimit për arrestimin e punëtores së lavatores në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, F.C, menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, bazuar në Ligjin e Punës, ka larguar përkohësisht atë nga puna.

SHSKUK, mbështet veprimin e Departamentit të Hetuesisë duke dënuar veprimin e bërë dhe siguruar qytetarët se nuk do të ketë vend për punëtorët që keqpërdorin detyrën zyrtare.

 

Lexo edhe:

Arrestohet punëtorja në Shërbimin Spitalor në Prishtinë, mori 400 euro ryshfet