QKSGj: Vetëm 18 % e bizneseve në pronësi të grave
Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka theksuar se në bazë të një raporti, ekziston një pabarazi e konsiderueshme në pronësinë e bizneseve mes burrave dhe grave. Sipas QKSGj, 78.7% e bizneseve janë në pronësi të burrave, teksa 18 % në pronësi të grave, transmeton lajmi.net. “Kur bëhet fjalë për ndërmarrësinë, gratë përballen me sfida që…
Lajme
Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka theksuar se në bazë të një raporti, ekziston një pabarazi e konsiderueshme në pronësinë e bizneseve mes burrave dhe grave.
Sipas QKSGj, 78.7% e bizneseve janë në pronësi të burrave, teksa 18 % në pronësi të grave, transmeton lajmi.net.
“Kur bëhet fjalë për ndërmarrësinë, gratë përballen me sfida që kontribuojnë në një prani më të dobët në biznes në krahasim me burrat. Bizneset e iniciuara dhe të drejtuara nga gratë priren të jenë më të vogla dhe shpesh janë të përqendruara në sektorin informal. Për më tepër, detyrimet familjare dhe normat sociale brenda komuniteteve paraqesin barriera të rëndësishme për gratë që duan të hyjnë në sipërmarrje”, kanë shkruar nga kjo organizatë.