Qiramarrësit largohen duke ia lënë një rrëmujë të vërtetë pronares

Një pronare shtëpie mbeti e tmerruar kur gjeti banesën e saj në një rrëmujë të madhe, duke bërë që 3 persona të sëmureshin kur hynë në shtëpi për të parë gjendjen.

Fun

25/06/2019 18:03

Qindra shishe alkooli dhe kanoçe të zbrazëta u gjetën në shtëpi së bashku me gazetat e vjetra, kuti të përdorura për ushqim të gatshëm dhe të konservuar dhe kuti të zbrazëta, transmeton lajmi.net.

Qiramarrësi thuhet se është zhdukur dhe u largua nga shtëpia, duke e lënë atë në një gjendje të tmerrshme, me fotografi që zbulonin malet e mbeturinave, kutitë e birrës dhe paketat e duhanit të hedhura në dysheme.

Ajo ishte shtëpia e vetme e pronares dhe pasi ajo e pa nuk u përmbajt dot dhe u “përmbyt” në lot.

Ndiqeni gjendjen e tmerrshme në të cilën ia la qira marrësi shtëpinë qira dhënëses. /Lajmi.net/