Qipro – Kosovë: Formacioni i mundshëm i Dardanëve
Alain Giresse do të ketë sfidën e parë të rëndësishme si trajner i Kosovës.

Sport
Giresse me të grumbulluarit e tij kanë udhëtuar drejt Qipros, ku sonte do të kërkojnë tri pikët e para në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.
Kosova shkon në këtë ndeshje e gjymtuar në repartin e mbrojtjes, për arsye të ndryshme, duke filluar nga: lëndimet, sjelljet dhe problemet personale të lojtarëve.
Dilemat më të mëdha janë pikërisht për këtë repart. Cilat do të jenë alternativat që do t’i provojë selektori. Gjasat më të mëdha janë që Aliti të mbulojë krahun e majtë, kurse Mirlind Kryeziu të vendoset në qendër të mbrojtjes me Amir Rrahmanin. Krahu i djathtë mund t’i shkojë Lirim Kastratit ose Benjamin Kolollit.
Sulmi nuk pritet të ketë befasi, me Rashicën, Zhegrovën e Muriqin të favorizuar, por pa lënë anash mundësinë që Arbër Zeneli të provohet nga minuta e parë.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionin e mundshëm të Kosovës për ndeshjen e sotme. /Lajmi.net/