“Qifti i tij as lirinë s’e meriton”, Syla ironizon me Kurtin pasi ky kërkoi lirimin veç të Rexhep Selimit
Analisti politik, Valon Syla, ka ironizuar me veprimin e kreut të VV-së, Albin Kurti, i cili ka dorëzuar një letër në drejtim të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke kërkuar lirimin me kusht të Rexhep Selimit.
Lajme
Reagimi i Sylës shkon në kontekstin e asaj se si Kurti ka kërkuar lirim me kusht vetëm për Selimin dhe jo të tjerët, shkruan lajmi.net.
“Valla bre qifti i tij, as bombardimet e NATOs, as luftën, e as lirinë se meriton. Gërrditshëm kjo teoria se Rexha e meriton lirimin me kusht e këta tjerët jo. Por mos ta nin, se të gjithë kthehen në Prill”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë:
Neser po ja shkruaj edhe une një letër Albin Kurtit, me vetë a bon me i shkru edhe 1 letër si për Rexhep Selimin edhe për ata tjerët me i lëshu prej Speciales. Me pytjen, a i ke nda me qëllim?
Valla bre qifti i tij, as bombardimet e NATOs, as luftën, e as lirinë se meriton. Gërrditshëm kjo teoria se Rexha e meriton lirimin me kusht e këta tjerët jo. Por mos ta nin, se të gjithë kthehen në Prill. /Lajmi.net/