Qfarë duhet të keni parasysh kur jeni në një lidhje me një person që vuan nga ankthi?
4 gjërat që duhet pasur parasysh për personat që vuajnë nga ankthi.
Lifestyle
Të jesh në një marrëdhënie me një person që vuan nga ankthi mund të jetë më e lehtë nga sa njerëzit mund të mendojnë. Shpesh mund të keni nevojë për ndihmë profesionale ose të lexoni këshillat e mëposhtme të Signe Simon, një trapiste që e ushtron profesionin e saj në New York, transmeton Living.
- Kuptoni se çfarë është ankthi
Para se të ndihmoni dikë, duhet të mësoni sa më shumë që të keni mundësi rreth asaj që po përjetojnë këta njerëz. Sidomos të keni njohuri më shumë për ankthin.
- Përpiquni të vendosni veten në vendin e tjetrit
Të gjithë jemi ndjerë të shqetësuar për diçka.. por imagjinoni sikur këto ndjenja të këqija të jenë pjesë e përditshme e rutinës suaj. Ankthi mund të vijë nga hiçi, pa paralajmërim, dhe mund të shkaktojë simptoma të vërteta, fizike.
- Shikoni se çfarë funksionon më mirë për ta
Ankthi është diçka që duhet të menaxhohet dhe që mund të trajtohet falë trajtimit dhe teknikave të duhura . E rëndësishme është vetëm të kuptoni se çfarë funksionon më mirë për ta.
- E fundit por jo më pak e rëndësishme, mos harroni veten tuaj.
Por mos harroni për veten tuaj. Është shumë e lehtë të ‘zhytesh’ në gjendjen shëndetësore të dikujt tjetër. Sigurohuni që shëndeti juaj mendor të jetë në gjendje optimale para se të mundoheni të qetësoni dikë tjetër.