Qeverisë i shtohet edhe një zëvendësministër

Qeverisë Haradinaj i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Lajme

30/01/2019 15:31

Pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale tash e tutje do ta mbajë edhe Besnik Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nxjerr vendim për emërimin edhe të një zëvendësministri.

Besnik Berisha nga Ferizaj është emëruar zv/ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, transmeton “Gazeta Express”.

Berisha është kryetar i degës së Nismas Socialdemokrate në Ferizaj ndërsa që nga 29 janari është edhe zv.ministër në MPMS e cila drejtohet nga Skender Reçica.