Qeveria u sulmua gjatë fjalimit të Kurtit, ai s’thirri për ndalim të dhunës

Lëvizja Vetëvendosje, si organizatore kryesore e protestës së sotme, përmes deklaratave po mundohet të shfajsojë vetën nga dhuna e përdorur sot, po gjërat qëndrojnë ndryshe, dhe ato janë të filmuara nga mediat që po e përcillnin protestën. 

Lajme

24/01/2015 17:51

Dhuna ndaj objektit të qeverisë, kishte filluar gjersa Albin Kurti po fliste në podium para protestuesve. 

Por në fjalën e tij ai asnjëherë nuk beri thirrje që gurët të ndalen. Gjersa ai fliste ishin dy xhama të ndërtesës së qeverisë që u thyen, derisa shumë gurë të tjerë, nuk arrinin cakun. (lajmi.net)