Qeveria sot pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje e cila pritet të nis në ora 14:00, në rend të ditës janë gjithsej dhjetë pika. Ndër të tjerash në këtë mbledhje të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social “TikTok”, në të…

Lajme

28/06/2024 08:27

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje e cila pritet të nis në ora 14:00, në rend të ditës janë gjithsej dhjetë pika.

Ndër të tjerash në këtë mbledhje të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social “TikTok”, në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social “TikTok” në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës MPB)”.

Gjithashtu ën mesin e pikave të rendit të ditës që do të shqyrtohet sot është edhe shqyrtimi i draft Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026 (MPB)./Lajmi.net/