Qeveria rrah gjoks se kemi rritje ekonomike: Prodhuesit e thonë të kundërtën

Në kohën kur qeveria e Kosovës flet për rritje ekonomike dhe prurje të investimeve të reja, investitorët dhe prodhuesit flasin të kundërtën. Kryetari i Klubit të prodhuesve Berat Mustafa thotë se në Kosovë mungon komunikimi institucion – biznes. Ndërkohë investitorët potencial nga diaspora thonë se në Kosovë mungon infrastruktura e duhur për investime ndërsa qytetarët…

Lajme

25/02/2024 20:07

Në kohën kur qeveria e Kosovës flet për rritje ekonomike dhe prurje të investimeve të reja, investitorët dhe prodhuesit flasin të kundërtën.

Kryetari i Klubit të prodhuesve Berat Mustafa thotë se në Kosovë mungon komunikimi institucion – biznes. Ndërkohë investitorët potencial nga diaspora thonë se në Kosovë mungon infrastruktura e duhur për investime ndërsa qytetarët flasin për vështirësitë e tyre financiare.

Përderisa qeveria flet për masa ndihmuese për bizneset dhe prodhuesit vendor, përfaqësues të bizneseve ankohen për mungesë strategjie nga ana e qeverisë, për avancimit e të bërit biznes në Kosovë.

Klubit i prodhuesve në Kosovë thotë se politikat e kësaj qeverie më shumë janë të përqendruara në import se sa në fuqizim të prodhimtarisë.

Madje ka ankesa edhe për mungesë komunikimi me qeverinë.

“Jo nuk ka komunikim dhe as vizita sepse ne nuk kemi nevojë për vizita sa për video dhe reklama por ne kemi nevojë për një strategji të mirëfillt të ulen dhe të bisedojnë me neve, mungon një takimin i tillë një komunikim i cili do të qartësonte gjërat, në tjetrën anë ne përballemi me një import shumë të lartë gjë që na vështirëson që ne t’i përmirësojmë kushtet për punëtorë dhe këtu nevojitet dora e shtetit ndihma prej tyre”, tha për RTV21 Berat Mustafa nga klubi prodhuesve.

Në vitin e katërt të qeverisë Kurti, ekspontet qeveritar flasin për zhvillim ekonomik, rritje të pagave e punësime madje edhe subvencionime të familjeve por çfarë thonë qytetarët dhe si jetojnë ata?

“Jo valla edhe ato shtesa që na dha ka 100 euro kurrgjë hiq, sa me qit hi syve është ba jetë e papërballueshme”, tha për një qytetar.

“Jo jo sa për paga dhe pensione që janë këtu na vdesim, por falë institucionit të shenjt familjes ne vazhdojmë të mbahemi dhe të jetojmë sepse për ndryshe është e vështirë, por institucioni familjar”, tha një qytetar tjetët.

Ndërkohë që një nga infuzionet më të mëdha për ekonominë e vendit konsiderohen të jenë remitancat nga diaspora, sipas organizatave përfaqësuese, së fundmi janë shfaqur probleme të komunikimi mes diasporës dhe institucioneve të Kosovës.

“E vërtetë nuk ka investime sepse në Kosovë mungon infrastrukrua në anën tjetër mungon edhe komunikimi dhe ne kishim një adresë që të paktën të komunikonim ishte ministria e Diasporës, ajo tashmë nuk është dhe ne jemi të bllokuar nuk kemi me kë të flasim, por edhe janë burokracitë e shumta, vonesat, telashet ligjore e shumë gjëra të tjera pastaj vetëm një biznes nëse ka problem asnjë tjetër nuk shpreh gatishmëri të vjen të investoj këto janë të ndërlidhura”, tha Skenderbeg Kaliqi, kryetar i lobit shqiptar në Evropë.

Sipas raporteve të UNDP-së, në vitin 2023 në Kosovë varfëria u rritë për 16%, ndërsa në një periudhë prej tri vitesh, në varfëri janë zhytur edhe 10% familje kosovare.