Qeveria në detyrë mblidhet nesër – këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria e Kosovës në detyrë nesër në ora 9:30 do ta mbaj mbledhjen e radhës. Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika: 1. Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272). 2. Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës…

Lajme

30/10/2025 23:45

Qeveria e Kosovës në detyrë nesër në ora 9:30 do ta mbaj mbledhjen e radhës.

Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272).

2. Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat Prizren dhe Malishevë.

4. Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.

5. Shqyrtimi i Draft-Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.

6. Të ndryshme.

Mbledhja pritet të trajtojë çështje të rëndësishme ekonomike, buxhetore dhe mjedisore për vendin.