Qeveria ndan nga 10 mijë euro për familjet e policëve të mbytur në Lepenc
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme u ndau nga 10 mijë euro familjeve të Malsor Dashit e Armend Trenës.
Lajme
Propozimin për ndarjen e këtyre mjeteve e dha Kryeministri Ramush Haradinaj.
“Propozoj që të ndahen nga 10 mijë euro për secilën familje të zyrtarëve policiorë që kanë rënë pas aksidentit në Magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit”, tha Haradinaj.
Propozimi i tij u miratua pastaj nga ministrat.
Policët Malsor Dashi e Armend Trena ranë në lumin Lepenc me makinën zyrtare të policisë më 28 prill.
Nga ajo ditë nisi kërkimi i tyre, ndërsa Malsor Dashi u gjet dhe u varros më 4 maj.