Qeveria mblidhet me mëngjes

Mbledhja e radhës e Qeveria e Kosovës do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 09:00. Megjithatë, deri më tani nuk janë publikuar pikat që do të jenë pjesë e rendit të ditës, ndërsa nuk dihet se cilat çështje do të trajtohen nga kabineti qeveritar, transmeton lajmi.net. Mbledhja e Qeverisë mbahet…

Lajme

20/02/2026 08:14

Mbledhja e radhës e Qeveria e Kosovës do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 09:00.

Megjithatë, deri më tani nuk janë publikuar pikat që do të jenë pjesë e rendit të ditës, ndërsa nuk dihet se cilat çështje do të trajtohen nga kabineti qeveritar, transmeton lajmi.net.

Mbledhja e Qeverisë mbahet 2 orë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku do të trajtohet në shqyrtim të dytë buxheti i vitit 2026./lajmi.net/