Qeveria mban mbledhje elektronike, vendos që t’i dërgoj Kuvendit për ratifikim tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKK-së

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje, ata kanë vendosur që t’i propozohet Kuvendit të Kosovës, ratifikimi i tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.  Këta anëtarë janë: Në shkencat mjekësore, Driton Vela, Në shkencat humane, Florim Gallopeni, Nga radhët e studentëve, Shkurtë…

Lajme

21/04/2026 22:24

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje, ata kanë vendosur që t’i propozohet Kuvendit të Kosovës, ratifikimi i tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. 

Këta anëtarë janë:

    • Në shkencat mjekësore, Driton Vela,
    • Në shkencat humane, Florim Gallopeni,
    • Nga radhët e studentëve, Shkurtë Bajgora.

“Mandati i anëtarëve sipas këtij vendimi fillon vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të KSHC-së për fushat përkatëse”, ka njoftuar ZKM.