Qeveria krijon 483 pune për Mbrojtjen Civilna

Institucionet qeveritare do të përfaqësohen në veri nga ilegalët e armatosur. Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile do ta ndërrojnë shefin, por jo edhe zyrat.

Lajme

28/03/2015 08:07

Ata do të rekrutohen në dikastere qeveritare dhe në agjenci të ndryshme, por veprimtarinë do ta zhvillojnë në objektet ekzistuese të kësaj strukture ilegale me bazë në veriun e banuar me serbë shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmjet një marrëveshjeje, Qeveria e Kosovës ka pranuar që asnjë të mos e lërë pa punë, e ajo e Serbisë që të heqë Mbrojtjen Civile nga struktura organizative e Ministrisë së saj të Punëve të Brendshme.

Marrëveshja nuk është publikuar, por mbërritjen e saj e kanë konfirmuar autoritetet e BE-së.