Qeveria italiane jep dritën e gjelbërt: Të gjitha ndeshjet në Itali do të luhen pa tifozë

Qeveria italiane ka gjithnjë e më shumë gjasa të lejojë që Serie A, Kupa e Italisë dhe ndeshjet evropiane të luhen me dyer të mbyllura, pasi koronavirusi po përhapet në të gjithë vendin.

Sport

24/02/2020 17:15

Katër ndeshje në Serie A u shtynë dje për shkak të shpërthimit të virusit në veri të Italisë.

Ideja për të luajtur ndeshjet në vende neutrale u sugjerua fillimisht, por dukej se u hodh poshtë për shkak të çështjeve logjistike, transmeton lajmi.net.

Me klubet e Serie A që kanë frikë nga një krizë planifikimi, presidenti i ligës, Paolo Dal Pino, i hartoi një letër qeverisë italiane ku i kërkonte që të gjitha takimet e Serie A, Kupës Italisë & ndeshjet evropiane, të luheshin me dyer të mbyllura deri në largimin e kërcënimeve nga koronavirusi.

Uebfaqja Calcio e Finanza raporton se kryeministri italian Giuseppe Conte pritet të nënshkruajë një dekret këtë pasdite, duke rënë dakord me kërkesën e ligës.

Një njoftim ka të ngjarë të bëhet këtë mbrëmje. /Lajmi.net/