Qeveria i dha pronë Halil Kastratit, Shala: Kur shteti te harron, poshtërimi vjen edhe në këtë formë

Qeveria e Kosovës i ka dhënë për 99 vite një pronë në shfrytëzim Halil Kastratit për ndërtimin e një strehimoreje. Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqet kadastrale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jepur për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë…

Lajme

01/09/2024 19:03

Qeveria e Kosovës i ka dhënë për 99 vite një pronë në shfrytëzim Halil Kastratit për ndërtimin e një strehimoreje.

Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqet kadastrale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jepur për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë Down dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”, në periudhë prej 99 vitesh, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Për këtë vendim ka reaguar edhe anëtari i PSD, Asdren Shala i cili ka konsideruar se ky veprim tregon degradimin e shtetit, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Halil Kastrati versioni i kundërt i filantropisë dhe humanizmit.

“As me perfytyrue nuk kam mund qe shteti degradon deri ne kete pike. Halil Kastrati eshte pika ku ka arrite shteti jone qe e udheheq Albin Kurti. I fal haktare me toke per me krijue strehimore. Fati i atyre qe kane nevoje per doren e shtetit mbetet brenda limitive te meshires se Halil Kastratit. Hajde politike hajde! Hajde e majte hajde! Vendin e politikave sociale e zene aksionet humanitare. Per me teper qe, Halil Kastrati eshte versioni i kundert i filantropise dhe humanizmit. Ai e jep ndihmen me kusht. E kushti eshte me u bo pak aktor i mjerimit para kamerave. Ata te cilet e marrin ndihmen ashtu, poshterohen. Halili qe i jep ndihmat i ben reklame vetes. Ky nuk eshte as definicioni i bamiresise. Madje eshte ne kundershtim edhe me librat e shenjte – aty ku Halili e ka referencen”, ka shkruar Shala. 

Sipas Shalës, “Kurti po i rrënon krejt ato që janë ndërtuar me gjak, sakrificë e vetëmohim”.

“Po flasim per bamiresi e humanizem, praktika keto parashtetore, e jo per politika sociale e te mireqenies. Nuk po flasim per to se shteti ka shkue per lesh, eshte dorezue para fenomenit Halil Kastrati. E ky dorezim eshte kthim mbrapa, ne vitet 90’ta kur nuk kemi pas shtet, e buke na ka ngi Shoqata Nene Tereza. E do burra kane vdek per me u shkeput prej atij stadi kur halli i qytetareve ka qene ceshtje e “filantropeve” si Halil Kastrati. Kane vdek qe shteti me qene zgjidhja e halleve. E Kurti po e rrenon krejt ato qe e kemi ndertue ne gjak, sakrifice e vetmohim. Kur shteti te harron, posherimi vjen edhe ne forme te Halil Kastratit”, ka shtuar ai. /lajmi.net/