“Qeveria duhet t’i shfuqizojë vendimet për kufizimin e lëvizjes”

Kryetari i Shoqatës së Transportit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj ka kërkuar nga kryeministri Hoti që urgjentisht të shfuqizojë vendimet e qeverisë së kaluar që kanë të bëjnë me kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Lajme

04/06/2020 16:49

“Si shoqatë që veprojmë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës kërkojmë mbështjtje nga qeveria e Kosovës duke hequr kufizimet që kanë të bëjnë me futjen e qytetarëve në Kosovë në vetëizolim për shtatë ditë. Kjo praktikë nuk është duke u implementuar në asnjë vend të Evropës. Në rast se nuk ndodhë kjo në mënyrë urgjente atëherë transporti në Kosovë rrezikon të futet në krizë të thellë e cila do të ketë pasoja për shumë punëtorë që do mbeten pa punë dhe futjen në total në kolaps të ntrasportit rrugor”, tha Kurtishaj në RTK.

Më 1 Qershor nisi Faza e Tretë e masave lehtësuese ndaj parandalimit të përhapjes së COVID-19, vendim ky i qeverisë së kaluar i udhëhequr nga Albin Kurti.

Me këtë vendim, u rihapën një numër i madh aktivitetesh biznesore, në mesin e tyre edhe kufijtë tokësorë. Por, për shtetasit kosovarë që hyn në Shqipëri dhe anasjelltas u vendosën disa rregulla, për të cilat pati edhe reagime të shumta, madje dhe nga vet presidenti, Hashim Thaçi.