Qeveri e re, apo zgjedhje të reja të jashtëzakonshme?

Lufta për koalicione qeverisëse ka nisur në kohë lufte. Dhe, atëkohë marrëveshja për atë që quhej “Qeveri e unitetit” nuk është bërë as në Kosovë dhe as me ndërmjetësimin e kosovarëve – është bërë në Rambuillet, nën trysninë ndërkombëtare.

Lajme

15/06/2014 10:13

Ka qenë fundi i shkurtit të vitit 1999 kur forcat kryesore politike të asaj kohe dhe krahu politik i UÇK-së kishin rënë dakord në këtë qytezë të Francës për të krijuar një qeveri të përkohshme që do të drejtohej nga Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore.

Ky dakordim i asokohshëm ishte bërë krahas negociatave që zhvilloheshin me delegacionin e Serbisë për ndaljen e luftimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje.

Hashim Thaçi përfaqësonte UÇK-në dhe në Rambuillet ai drejtonte edhe delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Zgjedhjet e fundit të 8 qershorit kanë prodhuar një situatë që nuk ka qenë asnjëherë më herët pas luftës – subjektet opozitare janë bërë bashkë në përpjekje për ta pamundësuar PDK-në në formimin e qeverisë së re, pavarësisht se ajo ka marrë më së shumti vota.

Blloku opozitar pas zgjedhor ka 10 për qind më shumë vota sesa PDK-ja.

(Koha Ditore)