Qeni që ngeci në vrimën e lepurit për nëntë ditë, doli fal humbjes së peshës
Jack Russell dhe Patterdale nga Obani i Skocisë, i kanë ndërmarrë të gjitha masat që ta gjejnë qenin e tyre Rowan, i cili u zhduk në një vrimë të hapur nga lepuri.
Fun
Tërë pjesa ku dyshohej se është zhdukur kafsha, është kontrolluar me pajisjen që detekton nxehtësinë, si dhe është thyer toka me makineritë e mëdha, por ishte e kot.
Hapësira ku u zhduk qeni
Vetëm pas nëntë ditësh, gjallesa ka dalë vet përjashta, pasi kishte humbur afro dy kilogramë dhe kishte mundësi të lëvizte nëpër kanalin e ngushtë.
“Putrat dhe nofullën i kishte të përgjakura, si dhe trupin e mbuluar me plagë të lehta dhe shumë baltë, por kishte gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Russell lidhur me rastin.
Familjarët janë gëzuar tej mase për rikthimin e Rowanit, ndërsa po bëjnë përpjekje të mbyllin të gjitha vrimat që janë në oborr, nga frika se mund të bllokohet sërish.