Qeni nuhatës i gjen 286.000 euro të fshehura në tren

Një qen nuhatës i ka gjetur më shumë se 280 mijë euro të fshehura në një tren në Luksemburg.

Fun

06/03/2017 17:04

Qeveria e Luksemburgut njoftoi se qeni i gjeti plot 286 mijë euro duke nuhatur gjatë një bastisje anti-drogë javën që shkoi, transmeton Express.

Së pari, qeni i kishte drejtuar policët drejt një personi që po i mbante 50.000 euro të fshehura në trupin e vet. Më pas, ai e kishte kapur një valixhe në të cilën fshiheshin 236.000 euro të tjera.

Paratë janë konfiskuar, ndërsa janë arrestuar dy persona.

Sipas ligjit të Luksemburgut, personi që bartë me vete mbi 10.000 euro duhet t’i deklarojë ato në polici.

Nuk dihet pse ata po i bartnin gjithë ato para, apo se ku i kishin marrë dhe nga po shkonin.