Qeni i shpëton jetën pronarit pasi pësoi goditje në tru

Një qen, që më parë ishte problematik dhe u largua nga tre strehimore, shpëtoi pronarin e vet të ri pasi ai pësoi një goditje në tru në fillim të këtij viti.

Fun

05/03/2021 21:01

Brian Myers, një 59-vjeçar amerikan, adoptoi qenin me emrin Sadie në fund të vitit 2020, sepse mendoi që t’i jepte një shans. Vetëm disa muaj pasi u miratua kërkesa e Myersit për adoptimin e qenit, Sadie përfundoi duke i shpëtuar jetën pronarit në shtëpinë e tij më 16 janar, raporton Independent.

Siç e përshkruan Myersi, ai u zgjua nga krevati dhe menjëherë ra në tokë gjatë mbrëmjes së 16 janarit, ndërsa telefoni i tij ishte 15 metra larg. Sadie vrapoi dhe i dha telefonin 59-vjeçarit, i cili më pas telefonoi shërbimet e urgjencës.

Mjekët në spitalin më pas e lajmëruar Myersin se pikërisht veprimi i shpejt i qenit të tij ia shpëtoi atij jetën.