Qeni i mençur që udhëton me autobus çdo ditë
Një qen merr autobusin për të udhëtuar i vetëm në parkun e preferuar çdo ditë.
Fun
Eclipse, një qen i racës Mastador nga Uashingtoni i SHBA-ve, filloi të udhëtonte në autobusin e D Line për tek Belltown Dog Park në baza ditore, pasi pronari i qenit ishte i zënë, transmeton lajmi.net.
Qeni tetë vjeçar tani është i njohur për të gjithë qytetin, me ata që ndodhen në Seattle ajo ‘i bën të gjithë të lumtur’.
Këto janë disa nga fotografitë që i janë realizuar nga qytetarët atij. /Lajmi.net/
