Qen apo statujë? Fotografia që po konfuzon të gjithë në rrjetet sociale

Në shikim të parë, duket të jetë një statujë mjaft impresionuese e qenit.

Fun

29/01/2019 18:33

Por, në një inspektim më të afërt, fotografia virale tregon në të vërtetë një qen të gjallë, transmeton lajmi.net.

Qeni pa qime i përket Sandra Pineda, nga Filipinet, i cili ishte habitur kur fotografia e kafshës së saj mori 10.000 pëlqime brenda një ore.

Ajo tha se shumë njerëz ngatërrojnë qenin e saj për statujë për shkak të pamjes së tij unike dhe faktin që nuk ka qime.

Qenët, i llojit xoloitzcuintlis, kanë qenë rreth e rrotull për 3,500 vite, të cilët adhuroheshin në kulturën e aztekëve. /Lajmi.net/