Që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tani, disa persona kanë deponuar në bankë mbi 4 mije 5500 euro të falsifikuara

Disa persona kanë deponuar në bankë para të falsifikuara. Që nga 18 marsi i 2025-tës e deri dje, një punëtorë në bankë ka njoftuar Policinë se disa klientë të ndryshëm kanë deponuar bankënota të ndryshme dhe monedha metalike në vlerë prej 4 mijë e 558 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar…

Lajme

26/02/2026 08:40

Disa persona kanë deponuar në bankë para të falsifikuara.

Që nga 18 marsi i 2025-tës e deri dje, një punëtorë në bankë ka njoftuar Policinë se disa klientë të ndryshëm kanë deponuar bankënota të ndryshme dhe monedha metalike në vlerë prej 4 mijë e 558 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Paratë janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, dhe lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

“Rr. Robert Dolli, Prishtinë 25.02.2026-12:00. Ankuesja femër kosovare-përfaqësuese e bankës komerciale, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data 18.03.2025 deri tani kanë deponuar bankënota të ndryshme dhe monedha metalike në vlerë të përgjithshme 4558 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të njëjta janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/